E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oktapodi Iniesta: Do të fitojë Reali

Oktapodi më i famshëm në botë, Paul, ka lënë pas trashëgimtarë. Janë dy që në Oberhausen të Gjermanisë, kanë parashikuar rezultatin e ndeshjes së madhe, Real Madrid – Barcelona.

Oktapodi Iniesta (si Andresi i Barçës) ka shkuar tek logoja e Real Madridit për ushqimin, duke parashikuar një fitore të ekipit të Jose Mournihos.

Ndërkohë, oktapodi Iker (si portieri i Real Madridit), nuk ka pranuar ushqimin tek asnjëra vazo, duke lënë të kuptohet se ndeshja mund të përfundojë në barazim.

Pritet të shihet se cili është pasardhësi më i denjë i Paulit, ose asnjëri nëse fiton Barcelona.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›