E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndalen Spurs, rekord për Bulls

Nga Express më 15 prill 2011 në ora 10:16

Nata e fundit e sezonit të rregullt të NBA definoi gjithçka, para fillimit të garave të play-offit.

Në Konferencën Perëndimore, San Antonio humbi në Phoenix, duke ia lënë kështu rekordin e skuadrës më të mirë të ligës, Chicagos, e cila përfundoi e para në Konferencën Lindore.

Lakers fituan pas vazhdimeve në Sacramento, për të përfunduar në pozitën e dytë përpara Dallasit, ndërsa Memphisi rrëshqiti në pozitën e tetë.

Yjet dhe titullarët u pushuan nga të gjitha skuadrat, të cilat e presin play-offin.

Boston–New York 112-102
Boston: Bradley 20
New York: Fields 16

Chicago–New Jersey 97-92
Chicago: Korver 19
New Jersey: Farmar 21

Cleveland–Washington 100-93
Cleveland: Sessions 27
Washington: Blatche 20

Minnesota-Houston 102-121
Minnesota: Beasley 34
Houston: Budinger 35

Orlando-Indiana 92-74
Orlando: Anderson 14
Indiana: Rush 16

Philadelphia-Detroit 100-104
Philadelphia: Holiday 21
Detroit: Stuckey 29

Oklahoma City-Milwaukee 106-110
Oklahoma City: Westbrook 20
Milwaukee: Jennings 16

Charlotte-Atlanta 96-85
Charlotte: Henderson 20
Atlanta: Powell 16

Phoenix-San Antonio 106-103
Phoenix: Gortat 21
San Antonio: Duncan 17

Golden State-Portland 110-86
Golden State: Williams 28
Portland: Mills 23

L.A. Clippers-Memphis 110-103
LA Clippers: Griffin 31
Memphis: Young 22

Sacramento-L.A. Lakers 108-116
Sacramento: Thornton 33
LA Lakers: Bryant 36

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›