Juventus afër transferimit të Rolandos

Juventusi raportohet se është gjithnjë e më afër për të siguruar shërbimet e Rolandos.
Corriere dello Sport shkruan se Zonja e Vjetër dëshiron të sjellë gjak të ri në repartin mbrojtës në fund të sezonit. Bardhezinjtë janë lidhur me transferimin e 25-vjeçarit edhe më herët dhe tani raportohet se kanë vendosur të marrin hapa serioz për portugezin.
Edhe agjenti i lojtarit ka konfirmuar se do të takohet me drejtorin sportiv të Juves, Giuseppe Marotta, në ditët e ardhshme për të diskutuar rreth një marrëveshje të mundshme.