E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rihanna, 'flakëruese'

Nga Express më 15 mars 2011 në ora 19:08

E konsideruar si një prej këngëtareve më tërheqëse në botë, Rihanna i detyrohet një pjese të suksesit edhe linjave të saj të lakmuara.

Për këtë arsye, nuk ishte një arsye e çuditshme përzgjedhja e saj në ballinën e “Vogue”, në përvjetorin e dhjetë të botimit të revistës në SHBA.

Në numrin e publikuar sot, Rihanna kishte zënë të gjithë ballinën, ndërsa binte në sy ngjyra e zjarrtë e kuqe e flokëve të saj.

23-vjeçarja e lindur në Barbados ishte veshur me një fustan me lule jeshile dhe të kuqe, i puthitur pas trupit, në gjendje që të tregonte se ka humbur disa kilogramë në javët e fundit./tch/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›