Gjermania rifillon rritjen ekonomike

Gjermania rifilloi papritur rritjen ekonomike në tremujorin e dytë, duke shënuar një rezultat pozitiv prej 0,3 për qind të Prodhimit të saj të Brendshëm Bruto në krahasim me tremujorin e parë, njoftoi sot Zyra federale e statistikave (Destatis). Ekonomia më e madhe në Evropë nuk kishte rregjistruar një përqindje rritjeje pozitive që prej tremujorit të parë të vitit 2008, shtoi Zyra në një komunikatë.
Arritja e ekonomisë gjermane i tejkaloi parashikimet: analistët e pyetur nga Dow Jones Newswires kishin parashikuar përsëri një rënie prej 0,2 për qind të PBB-së në tremujorin e dytë. Përveç kësaj Destatis korrigjoi me rritje shifrën e GDP-së në tremujorin e dytë: ai afishoi një rënie prej 3,5 për qind, kundrejt -3,8 për qind të njoftuar fillimisht.
Gjermania ka përfituar nga fakti që importet kanë rënë më shumë se eksportet në tremujorin e dytë.