Mançini beson: “Tre gola dhe kualifikohemi”
Trajneri i Interit, Roberto Mançini, paralajmëroi Liverpulin se formacioni i tij ishte i aftë për të fituar një vend midis tetë më të mirave të Ligës së Kampioneve. Interi festoi 100-vjetorin e themelimit me një fitore 2-0 kundër Rexhinës të shtunën e kaluar.
FAVORITË
“Reds-at e Rafa Benitez fituan ndeshjen e parë 2-0 në “Anfield” dhe janë qartësisht favoritë për të kaluar në çerekfinale edhe pse skuadrën britanike e pret një sfidë e vështirë në “San Siro”.
TRE GOLA
Mançini tha për uefa.com se skuadra e tij është e aftë të përmbysë rezultatin negativ me pesë herë kampionët e Europës.
“Ne kemi nevojë për të shënuar tre gola në 90 minuta për t’u kualifikuar dhe ky formacion është i aftë ta bëjë këtë”, - tha trajneri zikaltër, i cili theksoi se ishte i bindur se mund ta arrinte këtë.
E MUNDUR
“Liverpuli nuk krijoi shumë në ndeshjen e parë. Por ata na mbajtën ne nën presion dhe, fatkeqësisht, në pesë minutat e fundit kundërshtarët tanë u treguan decizivë. Unë mendoj se ne mund të arrijmë kualifikimin. Çdo rezultat është i mundur”.
HISTORIA
43 vjet më parë, në Kupën e Kampioneve Interi përmbysi deficitin prej dy golash në “Anfield” me një fitore 3-0 në Milano. “Bosi i zikaltër shtoi: “Duket si koincidendë, por ndonjëherë historia përsërit vetveten. Shumë vite kanë kaluar, por këto lloj ndeshjesh janë shumë të vështira dhe të bukura. Atmosfera e ‘San Siros’ do të na ndihmojë”.
Të kualifikuar
Arsenali, Mançester Junaitid, Barcelona, Fenerbahçe, Çelsi, Roma, Shalke. Sot, më 11 mars, do të luhet takimi Inter-Liverpul, për të zgjidhur edhe enigmën e emrit të tetë të çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve.
11 Mars 2008