E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini dëshiron stolin e Realit

Ish-trajneri i Interit, Roberto Mancini, dëshiron të jetë zëvendësuesi i Bernd Schuster si trajner i Real Madridit.Mediat spanjolle spekulojnë se Mancini është në listën e drejtuesve të Los Blancos si zëvendësuesi i mundshëm i trajnerit të shumëkritikuar kohëve të fundit, gjermanit Bernd Schuster. Mancini i cili të hënën e ka marrë çmimin për trajnerin më të mirë në Serie A për sezonin e kaluar, nuk e ka fshehur dëshirën për të qenë në krye të madrielnëve. "Dëshiroj që kjo të ishte e vërtetë, mirëpo unë nuk di asgjë", i është përgjigjur Mancini pyetjes nëse di diçka për interesimin e Realit për të. "Dua të shpresoj që këto spekulime të dalin të vërteta në fund", është shprehur ish-trajneri i zikaltërve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›