Ibra lojtari me i mir i vitit ne Suedi
Qendërsulmuesi i Interit dhe njëherit njëri ndër futbollistët më të mirë në botë Zlatan Ibrahimoviç, për herë të tretë ka fituar epitetin futbollsit më i mirë i vitit në Suedi. Ibrahimoviç këtë çmim e kishte fituar edhe gjatë viteve 2005 dhe 2007 dhe me çmimin e sivjetshëm është bërë futbollisti i parë që këtë çmim e ka fituar tre herë prej kur se ky çmim dorëzohet.
Reprezentuesit të Suedisë i ka takuar edhe çmimi i publikut, të cilin çmim në një gala mbrëmje në Stokholm i'a ka ndarë legjenda e futbollit botëror, braziliani Pele. Kjo është diçka fantastike. Në realitet ndjehem si Pele. Me këtë çmim unë shkruaj një histori njëjtë ashtu siç e ka arritur vetë ai - ka thënë Ibrahimoviç mënjëherë pasi ka pranuara çmimin.