E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini dëshiron të kthehet në Brazil

Mesfushori i Interit, Amantino Mancini, është duke synuar një largim nga Giuseppe Meazza në afatin kalimtar të janarit.

Mancini thotë se ai pëlqen një rikthim në vendlindjen e tij, Brazil.

“Mendoj se më duhet ta zgjidh situatën time në Itali. Dëshira ime është të luaj në Brazil. Tashmë kam kaluar tetë vite në Evropë. Po e rivlerësoj këtë situatë me vëllain tim, nënën time, miqtë dhe familjen time”.

“Do të shikoj ta zgjidh situatën me Interin, ku ende kam kontratë për një vit e gjysmë. Pastaj do të shohim çfarë mund të ndodhë”, ka thënë Mancini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›