E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perez Pro Valdanos kunder Murinjos

Real Madrid

Florentino Perez bën elozhe për Horge Valdanon dhe e likuidon si “një incident” shfryrjen e Zhoze Murinjos. Presidenti i Realit hedh ujë mbi zjarrin e polemikave të nxitura nga tekniku portugez, i cili të dielën pas ndeshjes me Seviljen u ankua për gjykimin dhe më pas kritikoi drejtuesit e klubit “balanco”, Horge Valdano mbi të gjithë, duke kërkuar që të dalin ata në mbrojtje të skuadrës. Perez ka kërkuar më shumë “kujdes për imazhin” e klubit: “Është zakon i klubit të mos flasë për gjyqtarët. Ka folur me Valdanon, që është zëdhënësi ynë dhe që prezanton më së miri imazhin tonë. Ajo që tha Murinjo është një incident, tani të shikojmë nga e ardhmja”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›