E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balotelli e sheh veten si fitues i "Topit të Artë"

Sulmuesi i Manchester Cityt, Mario Balotelli, e sheh veten si një fitues të "Topit të Artë" në të ardhmen.

Balotelli ka përfunduar para mesfushorit të Arsenalit, Jack Wilshere, për shpërblimin Djaloshi i Artë, dhe thotë se ai ka qenë fituesi më meritor.

“Synimi im është që ky çmim në të ardhmen e afërt të transferohet në Topin e Artë. Ta fitoj këtë shpërblim është një shenjë e mirë për ta fituar atë”, ka thënë Balotelli.

20-vjeçari, i cili iu bashkua Cityt vetëm gjatë verës nga Interi, po ashtu ka thënë se ai kurrë nuk kishte dëgjuar për Wilshere.

“Nuk e njoh kush është Wilshere, por herën tjetër kur do të luaj kundër Arsenalit do të mbaj fokusin nga ai. Mbase mund t`i tregoj atij trofeun Djaloshi i Artë dhe t`ia kujtoj se unë e kam fituar atë”, ka thënë më tej italiani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›