elsi Shnajder Modric e Shvajnshtajger
Vetëm një fitore në shtatë ndeshjet e fundit (në Champions përballë modestëve të Zhilinas) ka treguar se Çelsi ka probleme. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për rezultatet, por edhe për lojën e dobët që blutë kanë treguar në fushë. Nuk kanë munguar as zërat për “krisje” brenda skuadrës, por problemi kryesor mbeten dëmtimet e lojtarëve kryesorë. Rezultatet e dobëta dhe rrëshqitja në klasifikimin e Premier League e kanë bindur trajnerin Karlo Ançeloti që të paraqitet te Roman Abramoviç me kërkesat për merkaton e janarit. Ai i ka dorëzuar manjatit rus listën me lojtarët që kërkon: ëndrra mbetet Uesli Shnajder. Gjithsesi, holandezi bëri të ditur se do të qëndrojë në Itali. Këtu nisin “riparimet”, ku synohet Luka Modriç i Totenhemit që kushton 30 milionë euro, ndërsa me vëmendje ndiqen mesfushori i Bajernit, Bastian Shvajnshtajger dhe sulmuesi i Njukasëllit, Andi Kerrol.