E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini duhet të shesë për të blerë

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka theksuar se duhet të shesë futbollistë në janar para se të ketë në dispozicion fonde për të përforcuar skuadrën e tij.

City nuk ka mungesë parash, por ata janë të vetëdijshëm se duhet të kontrollojnë shpenzimet për të përmbushur kërkesat e fair-playit financiar të UEFA-s. Citizens planifikojnë të largojnë disa futbollistë të panevojshëm para se të bëjnë përpjekje për angazhimin e përforcimeve të reja.

“Ne duhet të shesim disa prej futbollistëve tanë para se të bëjmë diçka”, tha Mancini për Sky Sports News“Pas kësaj ndoshta mund të bëjmë diçka, por për momentin nuk ka asgjë”, shtoi ai.

Strategu italian mund të kërkojë mbulesë në mbrojtje dhe mesfushë, pasi vëllezërit nga Bregu i Fildishtë, Kolo dhe Yaya Toure do të udhëtojnë për në Kupën e Afrikës në fillim të vitit të ri.

“Do të jetë vështirë, por do të bisedojmë me zyrtarët e Bregut të Fildishtë në mënyrë që t’i mbajmë për sa më gjatë që është e mundur”, përfundoi Mancini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›