Superliga: Laçi-Flamurtari 0-0

/* */
Laçi ia doli të përballojë Flamurtarin (0-0), edhe pse kurbinasit luajtën në terren asnjanës, në “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Trajneri i Flamurtarit, Shkëlqim Muça, edhe pse rreshtoi një skuadër me theks sulmues, nuk mundi të përsërisë suksesin e një jave me parë, kur shkatërroi 5-0 Shkumbinin.
Julian Brahja i Flamurtarit doli me karton të kuq.
Nga ana tjetër, Laçi - me trajnerin provizor Ylber Zani në bankinë (pas largimit të Nevil Dedes), - që vinte në atë takim pas humbjes me Tiranën (1-0) dhe ende nën shokun e gjashtë pikëve të zbritura nga Komisioni i Disiplinës (për shkak të dhunës ndaj gjyqtarit Lorenc Jemini), duhet të jetë i kënaqur me barazimin e pestë sezonal dhe njëherësh edhe i pesti historik kundër Flamurtarit, në 22 përballje kundër vlonjatëve.
Në përfundim të fazës së parë, Flamurtari e mbylli në vendin e 4-t, me 22 pikë, ndërkohë që Laçi, në të 11-n me 11 pikë.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA E 13-të
Tomori-Apolonia 2-0
Dinamo-Bylis 1-1
Shkumbini-Vllaznia 2-1
Laçi-Flamurtari 0-0
Kamza-Tirana 0-0
Teuta-Kastrioti 16:00
Skënderbeu-Pogradeci (e shtyrë)