E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terry nuk dorëzohet

John Terry nuk do të dorëzojë shiritin e kapitenit të Anglisë, pavarësisht akuzave për racizëm, ka njoftuar të premten tabloidi britanik The Sun.

Ylli i Chelseas është zotuar të udhëheqë ekipin kombëtar në ndeshjen e ardhshme kundër Holandës më 29 shkurt. Ai besohet se ka përkrahjen e selektorit të Anglisë, Fabio Capello, sepse “ndihet i pafajshëm përderisa nuk shpallet fajtor.

“Fabio nuk ka humbur respektin për Johnin si futbollist si dhe lider, andaj ai është kapiteni më natyral për ekipin”, tha një burim. Terry ka mohuar të ketë fyer në baza racore mbrojtësin e QPR-së, Anton Ferdinand gjatë ndeshjes në tetor.

Ai do të paraqitet në gjykatë më 1 shkurt – katër javë para përballjes me Holandën në Wembley – i ngarkuar me akuzën për racizëm. Rasti mund të vazhdojë për deri në dhjetë javë. Nëse shpallet fajtor, Terry mund të gjobitet deri në 2.500 funte.

Përderisa nuk ndodh ajo, ai pritet të vazhdojë të bartë shiritin e kapitenit të Anglisë dhe Chelseas, ku ka përkrahjen e plotë të bashkëlojtarëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›