Mancini e dëshiron Van Persien

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini ka konfirmuar interesimin e tij për sulmuesin e Arsenalit, Robin van Persie, edhe pse beson se holandezi do të qëndrojë në Emirates.
“Ne jemi të interesuar për futbollistët e mirë. Mendoj se të gjithë skuadrat e mëdha janë të interesuara për Van Persien. Ai është sulmues fantastik por mendoj se do të mbetet në Arsenal” deklaroi Mancini për BBC Sport.
City në vitet e fundit ka transferuar disa futbollistë nga Arsenali përfshirë Samir Nasrin, Gael Clichyn, Kolo Touren dhe Emmanuel Adebayorin.