E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini, i mllefosur me gjyqtarët

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ndihet i mllefosur me gjyqtarët e ndeshjes, pas barazimit të ekipit të tij ndaj Ajaxit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Trajneri italian konsideron se skuadra angleze u dëmtua rëndë në përballjen e zhvilluar në Etihad Stadium.

“Gjyqtari ishte vërtet i gjorë së bashku me anësorin. Meritonim të fitonim, nuk kishim fat”, theksoi ish trajneri i Interit, i cili ulërinte duke i kundërshtuar gjyqtarët pas një goli të anuluar të Agueros dhe për penalltinë e pa dhënë në dëm të Balotellit.

Me këtë barazim, City pothuajse mbetet jashtë Championsit për këtë edicion.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›