E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pato, gol pas 10 muajsh

Alexandre Pato i është kthyer golit pas një periudhe të gjatë. Sulmuesi brazilian e gjeti rrugën e golit të martën mbrëma në barazimin ndaj Malagas 1:1, në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Për Paton, të cilin e përshkuan lëndimet e njëpasnjëshme muskulore në vitet e fundit, ky gol arriti pas 10 muajsh.

Ai nuk shënonte nga 18 janari i këtij viti, kur Milani e kishte eliminuar Novaran në Kupën e Italisë.

Kurse, goli i tij i fundit në Champions daton nga 6 dhjetori i vitit 2911 në barazimin 2:2 ndaj Viktoria Plzen.

Pato shpreson ta gjejë golin edhe në Serie A, ku nuk ka shënuar nga 27 nëntori i vitit të kaluar në duel me Chievon (4:0).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›