E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini ia kthen Mourinhos

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini i është kundërpërgjigjur homologut të tij nga Real Madridi, Jose Mourinho.

Dhe, italiani e ka bërë këtë në mënyrë mjaft të mprehtë duke sulmuar portugezin i cili në mënyrë ironike ditë më parë kishte deklaruar se: “Admiroj durimin e drejtuesve të Cityt që vazhdon ti besoj Mancinit edhe pse skuadra për herë të dytë me radhë eliminohet nga faza e grupeve e Ligës së Kampionëve”.

Kurse, Mancini tha: “Mourinho nuk është presidenti im, e as pronar i Cityt andaj nuk ka rëndësi ajo që thotë. Mourinhos i pëlqen të flet për gjithçka kurse mua nuk më intereson mendimi i tij”. Mancini dhe Mourinho as që u përshëndetën pas barazimit 1-1 të mërkurën. “Nuk e kam parë pas ndeshjes, para saj po, por në fund jo”, u shpreh italiani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›