Brazili zgjedh selektorin në fund të vitit

Federata braziliane e Futbollit ka njoftuar se do diskutojë rreth selektorit të ri mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, kurse emërimi i strategut të ri të ekipit pritet të bëhet në fillim të janarit.
Federata duhet të gjejë një trajner të ri pas shkarkimit të Mano Menezes të premten, pasi nuk ishte e kënaqur me metodat e punës së tij. “Kemi caktuar një takim pas Krishtlindjeve dhe në të do të përcaktojmë selektorin e ri. Ai do të emërohet në janar”, deklaroi drejtori i Federatës, Andres Sanchez.
Luiz Felipe Scolari, Pep Guardiola, Muricy Ramalho dhe Vanderlei Luxemburgo janë në mesin e kandidatëve.