E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barca përforcohet në pozitën e parë

Barcelona ka krijuar diferencë të pastër pikësh përballë rivalëve kryesorë për titull, pasi në mbrëmjen e të dielës e ka mposhtur skuadrën e Recreativo Huelvas në Nuevo Colombino me rezultat 2-0. Ishte kjo një tjetër paraqitje e shkëlqyeshme e Lionel Messi, ndërsa Seydou Keita regjistroi golin e parë në fanellën e Barcelonës. Barazimi i Villarrelait dhe humbja e Real Madridit dhe Valencias, bëri që Barcelona të shmanget tre pikë larg Villarealit dhe pesë pikë ndaj Realit, Valencias dhe Sevillas. Dy golat e Blaugranëve u shënuan në pjesën e dytë: Lionel Messi ia dha epërsinë mysafirëve në fillim të pjesës së dytë (51'), ndërsa pesë minuta pa përfunduar koha e rregullt Keita dyfishoi epërsinë për të siguruar fitoren e nëntë radhazi të Barcelonës në La Liga këtë sezon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›