E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini kritikon Hartin

Roberto Mancini e ka qortuar portierin Joe Hart after, pasi portieri i Manchester Cityt i kritikoi bashkëlojtarët, pasi e pësoi golin e tretë ndaj Real Madridit, në humbjen 3:2 në kuadër të Grupit D, në Ligën e Kampionëve.

“Joe Hart duhet të qëndrojë në gol dhe të bëjë pritje. Nëse është dikush që duhet ta kritikojë ekipin, ai duhet të jem unë, jo Hart. Unë jam gjykuesi, jo Joe Hart”, u shpreh i mllefosur pas lojës trajneri italian. Ish trajneri i Interit mendon se, përkundër humbjes, City nuk ka nevojë të brengoset, pasi që i bëri ballë mjaft mirë ekipit të Jose Mourinhos. Ai është i bindur se ‘Citizens’ mund të përmirësohen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›