Panetta u takua me liderin e ardhshëm kinez
Takimi në Pekin është pjesë e turneut të gjatë të Panettës në Paqësorin Aziatik, në një fushatë për të rritur fokusin ushtarak amerikan në rajon.
Në deklaratat e përsëritura të kësaj jave, Panetta ka theksuar se fokusi i ri në Azi nuk është i drejtuar ndaj Kinës.
Por, SHBA ka pasur shqetësime të vazhdueshme në lidhje me dominimin ekonomik dhe tregtar në rritje të Kinës në rajon.
Në anën tjetër, Departamenti Amerikan i Shtetit tha se rreth 50 protestues në Pekin kanë rrethuar makinën e ambasadorit amerikan në Kinë, duke i shkaktuar dëme të vogla asaj.
Ambasadori Gary Lock nuk është lënduar, por diplomatët kanë shfaqur shqetësimin te ministria e Jashtme kineze në lidhje me incidentin.
Grupi ishte pjesë e mijëra kinezëve që u përfshinë në demonstratat anti-japoneze, që kaluan edhe afër ambasadës amerikane.