E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini nuk i beson Balotellit

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini ka pranuar se nuk i beson sulmuesit Mario Balotelli, por do të vazhdojë ta aktivizojë atë. Balotelli, më herët gjatë javës bëri një paraqitje të befasishme në një konferencë për shtyp tek ish-skuadra e tij Inter, kurse të mërkurën ishte fotografuar duke u fjalosur me Mancinin.

“Jo, nuk i besoj Marios. Askush nuk i beson Marios”, deklaroi Mancini për BBC Sport. Por, strategu italian insiston se nuk e di çka të presë nga 21-vjeçari.

“Ai është futbollist i nivelit të lartë. Ai mund të bëjë gjithçka. Ai mund të shënojë dy gola kundër Arsenalit javën e ardhshme. Por, mund edhe të përjashtohet. Deri më tani, ai ka luajtur shumë mirë dhe mund të jetë i rëndësishëm për ne në tetë ndeshjet e fundit. Por, t’i besojs atij? Kurrë”, përfundoi Mancini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›