Walcott dhe Van Persie mbeten në Arsenal

Menaxheri Arsene Wenger ka lavdëruar Theo Walcottin për paraqitjet e tij të mira në javët e fundit, derisa është në prag të vazhdimit të kontratës në Emirates.
Përveç anglezit, Wenger ka bërë të ditur se klubi synon të vazhdojë marrëveshjen edhe me sulmuesin kryesor, Robin van Persie.
“Theo është duke luajtur shumë mirë. Ai është përmirësuar shumë në aspektin teknik dhe është duke u treguar më i qetë para portës. Jam optimist se do ta vazhdoj kontratën. Së bashku me të, edhe për Van Persien do të bisedojmë në fund të sezonit”, deklaroi Wenger për Sky Sports.