Barcelona përfiton nga Alves-Messi

Mbrojtësi i djathtë i Barcelonës, Dani Alves beson se skuadra ka përfituar nga mirëkuptimi mes tij dhe sulmuesit Lionel Messi.
“Nga kontakti i parë që kemi pasur, ne kemi krijuar një miqësi shumë të mirë”, deklaroi Alves për Globoesporte. Alves thekson se kombinimi i tij i suksesshëm me Messin është tepër i rëndësishëm për gjigantin katalan.
“Raporti që kemi krijuar tregon rezultatet në fushën e lojës. Ajo që kemi bërë së bashku i ka ndihmuar shumë ekipit. Nuk kemi nevojë të shohim se ku gjendemi, sepse e dimë këtë përmendsh”, përfundoi ai.