Bayerni fiton dhe i afrohet Dortmundit

Bayern Munichu arriti fitore minimale 1-0 nga udhëtimi në Nurnberg dhe iu afrua në tri pikë liderit Borussia Dortmund që barazoi mbrëmë 4-4 me Stuttgartin.
Gjiganti bavarez mori pikë të plota në Nurnberg, por me mund të madh pasi u desh të kalonin 69 minuta lojë për të realizuar nëpërmjet mesfushorit Arjen Robben.
Ky doli të jetë shënimi i vetëm në takim, por jashtëzakonisht me vlerë për Bayernin në garë për titull të kampionit.
Rezultatet:
Augsburg-Koln 2:1
Leverkusen-Freiburg 0:2
Kaiserslautern-Hamburg 0:1
Nurnberg-Bayern M 0:1
Werder-Mainz 0:3