E Shtunë, 31 Tetor 2026

City shpëton në barazim

Manchester City nuk arriti më tepër se një barazim 3:3 në shtëpi kundër Sunderlandit. Madje, skuadra e Roberto Mancinit realizoi dy herë brenda pesë minutave të fundit për të shpëtuar një pikë, meqë deri në minutën e 85-të ishte në disavantazh 1-3.

Për Sunderlandin, Sebb Larsson realizoi dy gola kurse Nicklas Bendtner shtoi një tjetër. Ndërsa, për Cityn, Mario Balotelli ishte realizatori i dyfishtë kurse Aleksander Kolarov barazoi rezultatin në minutën e 86-të.

Me këtë barazim, City i ka mundësuar Manchester Unitedit të krijojë pesë pikë epërsi, nëse fiton në udhëtim te Blackburn Rovers, të hënën. Në ndeshjet tjera, Arsenali u mposht në udhëtim nga QPR, me rezultat 2-1 ndërsa Chelsea fitoi si mysafire e Aston Villas 4-2.

Rezultatet

Aston Villa-Chelsea 2:4

Everton-WBA 2:0

Fulham-Norwich 2:1

Man City-Sunderland 3:3

QPR-Arsenal 2:1

Wigan-Stoke 2:0

Wolves-Bolton 2:3

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›