E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini s’ka problem me Balotellin

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka mohuar spekulimet për një konflikt të ri të tij me sulmuesin Mario Balotelli.

Reprezentuesi italian ishte lënë jashtë ekipit për humbjen 3-2 nga Real Madridi në Ligën e Kampionëve të martën. Por, strategu i skuadrës nga Etihad Stadium ka insistuar se nuk ka mosmarrëveshje me bashkëkombësin e tij.

“Tregimet janë të rreme. Mario nuk ishte në ekip sepse vendosëm të luajmë vetëm me Carlos Tevezin në sulm dhe nuk kishte vend për tre sulmues në bankinë. Nuk ka ndodhur asnjë konflikt. Absolutisht jo”, deklaroi Mancini për The Sun.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›