E Shtunë, 31 Tetor 2026

23 të vdekur nga konsumi i pijeve alkoolike

Qeveria e Çekisë e ka ndaluar eksportin e pijeve me më tepër se 20 përqind, për në shtetet e tjera të BE’së, pasi që në Çeki deri tani vdiqën të paktën 23 persona nga helmimi me metil-alkool. Kjo ndalesë është shpallur të enjten mbrëma nga ministri i Shëndetësisë, Leosh Heger.

Javën e kaluar, Qeveria e Çekisë ndaloi shitjen e pijeve alkoolike, për herë të parë në historinë e vendit.

Kryeministri, Peter Necas, u shpreh se shpreson që qeveria ta tërheq këtë ndalesë në momentin kur të hyjnë në fuqi ligjet e reja, të cilat përcaktojnë që të gjitha pijet alkoolike të përmbajnë shenjat e prejardhjes, përmbajtjes dhe të distributorit.

Edhe Polonia dhe Sllovakia kanë ndaluar shitjen e pijeve alkoolike që vijnë nga Çekia.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›