E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nasri mungon ndaj Arsenalit

Mesfushori i Manchester Cityt, Samir Nasri do të mungojë në takimin kundër ish skuadrës së tij Arsenalit në Premierligë të dielën.

Nasri u dëmtua në humbjen nga Real Madridi të martën mbrëma në Ligën e Kampionëve. Edhe pse problemi nuk është serioz, menaxheri Roberto Mancini ka theksuar se vikendi erdhi herët për rikthimin e francezit.

“Nuk mendoj se ai do të jetë gati për të dielën. Shpresoj të jetë në dispozicion për javën e ardhshme”, deklaroi Mancini i cili konfirmoi se sulmuesi Sergio Aguero është gati për lojë, njësoj sikurse Mario Balotelli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›