Mona Lisa ‘e parë’ ekspozohet në Gjenevë

Organizata Mona Lisa Foundation, me seli në Zurich, ka njoftuar se do të prezantojë “portretin mbresëlënës të Lisa Del Giacondo”, bashkë me rezultatet e hulumtimit 35-vjeçar, të cilat dëshmojnë se piktura e mjeshtrit italian ishte krijuar rreth 10 vjet para portretit të famshëm të ekspozuar në Muzeun Louvre, në Paris.
Në kumtesën e saj, organizata thekson se do të “prezantojë dëshmitë historike, komparative dhe shkencore, që tregojnë se gjithmonë kanë ekzistuar dy portrete të Mona Lisas’s së da Vincit - e hershmja dhe mëpastajmja”.
Paralelisht, do të prezantohet edhe libri “Mona Lisa: Vizoni i Hershëm i Leonardo’s”, bashkë me të dhënat që vërtetojnë se ishte Leonardo da Vinci ai që e ka pikturuar këtë vepër, theksoi në burim i paemëruar, i cili nuk dha emrin e autorit të librit.