E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançini te Siti, revoltohen lojtarët

Për momentin, pritja ka qenë jo tamam e ftohtë, por më mirë të thuash pasive, sepse më shumë se emërimi i Roberto Mançinit, ajo që i ka habitur të gjithë ka qenë mënyra se si Mark Hjuxhs është larguar nga Mançester Siti, nga që është zbuluar se gjithçka ishte vendosur që më 2 dhjetorin e kaluar ose më saktë, pas fitores në Carling Cup kundër Arsenalit. Sipas "News of the World", lojtarët e Mançester Sitit nuk janë pajtuar me vendimin e shefit ekzekutiv, Gari Kuk, i cili e kishte pushuar nga posti i trajnerit, Mark Hjuxhs. Tabloidi njofton se gjashtë lojtarë, duke përfshirë Shei Given dhe Kraig Bellami, janë konfrontuar me Kuk pas konfirmimit se Hjuxhs do të zëvendësohej nga Roberto Mançini. Është spekuluar se fati i Uellsianit është përcaktuar më 28 nëntor, kur ekipi i tij barazoi kundër Hull Sitit. Të shtunën Hjuxhs besohet t‘i ketë dhënë një lamtumirë emocionuese lojtarëve të tij, pas trillerit shtatëgolësh ndaj Sandërlendit. Një burim i paidentifikuar në dhomën e zhveshjes u shpreh se "Hjuxhs i falënderoi të gjithë lojtarët dhe i tha se kjo do të ishte loja e fundit, pasi Mançini do të merrte kontrollin". "Është një respekt i madh për Hjuxhs, lojtarët e respektojnë atë si menaxher dhe si person gjithashtu, prandaj ata nuk mund të besojnë se ai po trajtohet në këtë mënyrë". Kjo ishte një mënyrë e shëmtuar për të bërë largimin. Lojtarët pranuan mesazhe në celularët e tyre dhe kuptuan se çfarë po ndodhte, prandaj vendosën të bëjnë ndonjë gjë. Ata e dinë se kush është prapa tij, Gari Kuk dhe Brajan Maruod. Gjashtë nga lojtarët kishin për të thënë dhe të bëjnë ndonjë gjë dhe ishin në kërkime pas ndeshjes. Ndoshta ishte një gjest i kotë, por nga zemërimi kishin për të bërë diçka". Kontrata prej tre vitesh e gjysmë e Mançinit përfshin 1 milion sterlina nëse përfundon në Top 4 dhe 1 milion sterlina për çdo trofe të fituar gjatë mbretërimit të tij te Siti. Ai që nuk e ka pritur mirë largimin e Hjuxhs ishte Stiv Brus, trajneri i Sandërlendit, i cili u mund dje nga Siti. "Diçka e pakonceptueshme, theksoi ai në konferencën për shtyp dhe shumë qesharake, madje aspak inkurajuese, nëse je një trajner i ri anglez". Vetë tekniku italian është shprehur: "Jam shumë i lumtur dhe i motivuar dhe jam i bindur se mund të bëj një punë të mirë". Këtë ia uron edhe Kevin Kigan, ish-trajneri i Sitit nga maji 2001 deri në mars 2005. "Mançini nuk e njeh Premier Leaguen, sepse nuk na ka stërvitur kurrë, lexohej në ‘Sunday Star‘, por është trajner i niveleve më të larta dhe nëse rastësisht do ta fitonte ‘Carling Cup‘, do të shndërrohen menjëherë në hero". Ndërkohë që të gjithë e quajnë të shëmtuar largimin brutal të Hjuxhs

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›