E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mandat i ri për forcat e OKB-së në Kongo

Misioni paqërujatës i OKB-së në Republikën Demokratike të Kongo është zgjatur edhe për një vit tjetër. Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së u jep pushtet forcave paqërujatëse në lindje të këtij vendi që të përqëndrohen në mbrojtjen e civilëve jo vetëm nga grupet rrebele por edhe nga forcat qeveritare të dala jashtë kontrollit.

Ambasadori britanik në OKB , John Sawers tha se këta elementë nga forcat qeveritare të këtij vendi kanë qenë përgjegjës për një dhunë të paparë ndaj civilëve në Kongon Lindore.

Paqërujatësit atje kanë patur vështirësi sa i përket kontrollit të luftimeve mes forcave qeveritare dhe rrebelëve të cilat kanë detyruar më shumë se 250 mijë të lënë shtëpitë e tyre.

Mandati i ri i OKB-së siguron edhe vendosjen e rreth 22 000 ushtarëve, policëve dhe vëzhguesve të ri. /BBC/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›