E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kakà nuk dorëzohet: Milani, akoma për titull!

Fantazisti brazilian rikthehet me një dygolësh ndaj Udinezes: I treguam Bekhamit si luajmë futboll

Në një mbrëmje prej numrash shtatë, aktualë dhe të shkuar, në fushë dhe në tribunë, Kakà arriti Ronaldinjon në kuotën e 7 golave dhe tani të dy ndajnë "poltronën" e golashënuesit të parë të Milanit në kampionat. Mbyllet kështu një muaj që ka qenë i hidhur për Rikardon dhe shumë ndryshe nga dhjetori i vitit të shkuar. Kandidimi për çmim nuk mungoi: vendi i tetë për "Topin e Artë" me 31 pikë, Kakà, gjithsesi është mes pesë lojtarëve të kandiduar për "FIFA Ëorld Player", që do të dorëzohet në janar. Me të janë Kristiano Ronaldo, Mesi, Ksavi e Fernando Torres. Rikardo kaloi një periudhë jo të mirë, humbi fronin", por jo gjakun blu. "Ende mendoj se mund ta fitojmë titullin, edhe pse Interi është akoma larg, - komentoi Kaka. - I treguam Bekhamit se dimë të luajmë futboll. Ndeshja me Udinezen duhet të shërbejë si shembull për sezonin e ardhshëm."

MODULI - Fillimi i këtij sezoni nuk ishte edhe aq i thjeshtë, nuk ishte fundi i precedentit. Riki e pa veten të dëmtuar në gjurin e majtë, me nevojën për t'u operuar. Punoi shumë, pesë orë në ditë fizioterapi në "San Paolo", para se të kthehej në Milanelo

dhe të zbulojë thuajse menjëherë që diçka në tendinat e tij nuk shkonte. Luajti deri në fund të vitit, shkëlqeu shpesh me Brazilin, dhe jo gjithnjë me Milanin. E tha qartë dhe hapur se, duke luajtur larg portës nuk i pëlqen, si dhe i duroi polemikat e pashmangshme: "Sa herë që them gjithçka, përfundoj në rrëmujë. E di se më parë nuk doja të luaja si sulmues, por pastaj më pëlqeu; nëse më lënë të qëndroj pranë portës, unë jap më shumë dhe e ndihmoj më shumë skuadrën". Më tej, sqaron: "Nuk është e vërtetë se nuk përshtatem me Ronaldinjon në fushë; të luash pak më përpara në krah të tij është diçka shumë e bukur. Ka dy ndeshje që luaj pak më në thellësi të zonës dhe në dy ndeshje kam shënuar tri gola".

FRONI - Nuk ka frikë nga fjalët Kakà, edhe pse e di se është lojtar i rëndësishëm dhe lojtarët e rëndësishëm kanë edhe një personalitet të rëndësishëm. Të dielën në mëngjes, Mançester Junajted ia hoqi "medaljen" e fundit nga qafa, atë të kampionit të botës. Rikardo zgjodhi ditën e duhur për të theksuar që ai synon akoma lart: "Fusha këtë herë ishte shumë e mirë, ishte bukur të luaje dhe ne dhanë maksimumin. Është rruga e duhur për të vazhduar të shpresojmë për titullin". Lart dhe menjëherë. Kampionët mendojnë gjithnjë kështu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›