E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bekham-mania, "San Siro" është në festë

Anglezi përshëndet tifozët

Mirëmbrëma Milan, forca Milan!" Me këto fjalë, Bekham përshëndeti në fushë 50 mijë tifozët e pranishëm në "San Siro" para ndeshjes me Udinezen. Anglezi, me kostum të zi dhe shallin kuqezi në qafë, prezantoi më pas fanellën numër 32. "Do të më pëlqente të luaja, - tha pastaj Bekhami, - edhe pse është e pamundur të mos zbavitesh, kur je në një skuadër të madhe." Bekhami qëndroi pastaj në tribunë për të parë ndeshjen e shokëve të tij të rinj. Ai erdhi në stadium së bashku me të shoqen Viktoria, pas një mëngjesi në Milanelo, drekës me skuadrën dhe "shopping"-ut në qytet. Hyri në "San Siro" në orën 20:18, i pritur nga shumë fëmijë që mbanin veshur fanellën e tij. Hyri në fushë dhe përshëndeti tifozët kuqezinj me një frazë italisht: "Përshëndetje Milano, forca Milan!". "Ishte bukur të shikoje fëmijët që më dhanë fanellën, të dëgjoje duartrokitjet e publikut, por do të kisha dashur të luaja edhe unë, - tha Bekhami. - Kam luajtur te Mançester Junajted, te Reali i Madridit, tani te Milani. Emocionet janë të njëjta, por është e pamundur të mos zbavitesh kur luan në këto klube të mëdha."

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›