E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, ekzekutohet me armë 40-vjeçari

Një 40-vjeçar është ekzekutuar me armë mëngjesin e sotëm në qarkun e Shkodrës.
 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Oblik të Shkodrës ku 40-vjeçari Agim Shullani është qëlluar për vdekje me pistoletë nga persona ende të paidentifikuar.
 

Nga hetimet paraprake mësohet se 40-vjeçari ka qënë duke u kthyer në banesë në momentet kur një është qëlluar për vdekje me pistoletë.
 

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›