E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sa i keni fitimet?

Nga Ibrahim Rexhepi

Presidenti amerikan Barak Obama ne ditet e para te punes ne Shtepine e Bardhe nenshkruajti nje dekret, i cili nuk eshte pritur me admirim nga te gjithe shtetasit e tij. Ai urdheroi qe beneficionet e menaxhereve, kryesisht te institucioneve financiare nuk mund te kalojne mbi 500 mije dollare ne vit. Kjo mase kishte goditur individet qe per nje ore pune fitonin edhe nga 16 mije dollare, pa marre parasysh se kompanite e tyre fundoseshin cdo dite. Keto fitimi i kishte edhe kryemenaxheri i gjigantit financiar "Lehman Brother's", i cili i pari u godit nga uragani financiar. Sado qe, ndoshta kursimet nga kjo mase nuk do te jene shume te medha kur llogariten permasat amerikane, megjithate Obama iu tregoi menaxhereve se krizen, perkatesisht, gjendjen ne te cilen gjenden kompanite e tyre duhet ta hetojne edhe ne kontot personale.

Eshte joreale qe rasti i SHBA-ve dhe i presidentit te tyre te krahasohen me Kosoven. Por, eshte nje shembull se per situata delikate, duhen edhe vendime te medha. Duhet filluar nga zgjidhjet konkrete, madje edhe nese ato cenojne interesat personale. Pra, duhet te kete edhe sakrifica personale.

Por, Kosova nuk eshte perfshire ne krizen financiare, sado qe kriza ekonomike dhe sociale jane percjellese te perhershme te saje. Edhe rritja ekonomike 6 per qind sa ishte vjet nuk mund te merret per krenari, kur veshtrohen treguesit e tjere makroekonomik. Mirepo, problemi social eshte ai me te cilin perhere do te perballet Qeveria e Kosoves. Madje, ka shenja se sivjet, kjo do te jete edhe me e theksuar. Policet mezi u binden qe te heqin dore nga greva, mjeket priten qe kryeministri te kthehet nga SHBA-ja dhe t'iu premtoje nje zgjidhje per 44 eurot qe kerkonin. I besuan, sado qe nuk fituan asgje konkrete, pos premtimit. Ndoshta pas shtate dite greve atyre u eshte dashur nje shkas qe te heqin dore nga kjo forme e reagimit, e cila nuk premtonte asgje. Pas dy javesh Kosova ka rrezik te perballet me krize energjetike, pasi qe sindikata e punetoreve te KEK-ut therret ne greve dhe kerkon rritje pagash. Nderkaq, jane bere perditshmeri protestat e atyre qe procesi i privatizimit i la papune. Gati se ato askujt me nuk ia terheqin vemendjen.

Te gjitha grevat ne Kosove kane nje emerues te perbashket, pagat dhe kushtet e punes. Mirepo, edhe pergjigja e qeverise pothuajse perhere eshte e njejte: s'ka mundesi per permbushjen e kerkesave. Arsyetimet jane nga me te ndryshmet, duke filluar nga kufizimet buxhetore, e deri te ajo se nuk lejon Fondi Monetar Nderkombetar. Sado qe edhe keto mund te jene arsyetime, por askujt nuk i ra ndermend qe te merr nje vendim sikurse ai i Obames. Nese ka krize, e rrezik per tensione sociale, atehere duhet pasur guxim qe te merren vendime edhe nese dikujt nuk i pelqejne. Se pari, pse vjet eshte dashur qe nga pagat e punetoreve publik te kursehen nente milione euro. Edhe nese nuk jane plotesuar te gjitha vendet e punes neper ministrite qe vjet u themeluan, megjithate eshte mekat qe nente milione euro nuk kane perfunduar ne buxhetin familjar. Per kete nuk ka faj FMN-ja, apo dikush tjeter, meqenese parate ishin te planifikuara si shpenzime. Sado qe ato nuk do te ofronin zgjidhje per mbi 74 mije punetore publik, por do te mjaftonin per intervenime te vogla, si jane ato 44 eurot e mjekeve.

Kaptine ne vete jane pagat e nje kategorie te vecante te njerezve, te cilat nuk eshte mekat qe te veshtrohet nen prizmin e rrethanave sociale ne Kosove. Pse asnjehere nuk u fol per fitimet qe ka presidenti, kryeministri, kryeparlamentari, ministrat, nenministrat, deputetet, per te perfunduar me fitimet e menaxhereve neper kompanite publike. Duke marre te arsyeshme se permes pages duhet ruajtur dinjitetin e tyre, por kjo duhet te vleje edhe per mjeket, mesuesit, apo policet. Tek e fundit, te behen publike fitimet e te gjithe atyre qe per burim kane buxhetin Kosoves. Te behet transparente se ka, apo nuk ka mundesi per shkurtime. Pse dikush vazhdimisht duhet te perfitoje rritje te pages e bonuse, kurse nje kategori te mos e gezoje nje perfitim me te madh shtate vjet me radhe.

Pagat e deputeteve jane rreth nje mije euro, pa llogaritur perfitimet tjera per pune ne komisione, pastaj per pjesemarrje ne seanca, apo per udhetime qofte edhe jashte Prishtines. Kryeparlamentari, anetaret e kryesise, presidenti, kryeministri, apo ministrat kane page 2-3 here me te larte se ajo e deputeteve, pa llogaritur bonuset e tjera. Edhe keto shifra duhet te behen publike, meqenese ata marrin parate e tatimpaguesve. Dinjiteti i tyre do te ruhet edhe kur thuhet publikisht se sa paguhet puna e tyre dhe mbi cfare baze fitojne.

Pjese e ketij grupi jane edhe fitimet qe behen neper ndermarrjet publike. Pa marre parasysh se nje numer i tyre nuk financohen nga buxheti, megjithate aty duhet te jete transparente menyra e shpenzimit te parase. Posacerisht kur dihet fakti se shume greviste fitimet e tyre i krahasojne me punetoret ne PTK, apo ne Aeroportin e Prishtines. Eshte krijuar bindja se aty pagat dhe perfitimet jane shume te medha. Pse te mos thuhet hapur sa jane fitimet? Nese dikush ka turp te tregoje se sa shume fiton, atehere te inicioje shkurtime dhe reduktime. Per kete arsye ketij kolektiviteti i duhet nje Obame, i cili duke ditur rrethanat ne te cilat eshte nje armate e tere e punetoreve, te inicioje mundesine per shkurtimin e beneficioneve. Kjo eshte e dhimbshme, veshtruar nga kendi personal, por eshte vendim i madh dhe domethenes veshtruar nga kendi i kohezionit social. Nese vertete ka krize dhe pamundesi per veprime, atehere kete duhet ta hetojne te gjithe bashke. Posacerisht ata qe financohen nga i njejti burim - buxheti i Kosoves.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›