“Mandati i 3, sigurojme statusin, negociatat dhe vizat me SHBA” Rozeta Rapushi
Nga Kamza, ku prezantoi kandidatet e PD-se per deputete ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Kryeministri Sali Berisha, kerkoi nga te gjithe shqiptaret, qe ta lene Edi Ramen ne bunkerin e harreses. Ndersa premtoi se mandatin e ardhshem jo vetem do te marre statusin e vendit kandidat ne BE, por do te hape negociatat per anetaresimin dhe liberalizoje vizat me SHBA. “Keto vite, sebashku ne ia dolem te anetaresohemi ne NATO, te levizim te lire ne mbare Europen. Mandatin e ardhshem, ne sebashku do te marrim statusin, do te hapim negociatat, do te liberalizojme vizat me Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Alternativa jone frymezohet nga ju, bazohet ne besimin e pakufishem tek ju, tek shpirti juaj punetor, iniciativa juaj e lire”, - theksoi Berisha. Ai u beri thirrje te gjithe socialisteve, demokrateve dhe atyre paparti te Bashkise Kamze e te gjithe Shqiperise, te votojne numrin 44. “Alternativa tjeter eshte etiketimi juaj nje here si shpellare, heren tjeter si cecene. Urdhero zoti Rama, keta burra qe jane ketu, kane ndertuar qytetin e 6-te me te madh te Shqiperise. Po ju, cfare keni bere? Nje piktor i deshtuar, qe e late Tiranen me 250 kilometra rruge te paasfaltuara”, - tha Berisha. Sipas tij, ishte Rama qe beri gjithcka qe keta njerez te mos leviznin pa viza ne Europe, per nje vit rresht mbajtet peng statusin e vendit kandidat. “Je identik si me qene binjak me Nastradinin. Ai udhetonte me veshgjatin, ti udheton me autobusin bunker. Ndaj, 23 qershori do te te percjelle ty ne banesen e genjeshtres, do te percjelle ne bunkerin e harreses”, - tha Berisha. Kryeministri premtoi se ne kater vitet e ardhshme do te asfaltoje cdo kilometer rruge, cdo shesh ne cdo skaj te ketij qyteti. Ndersa shtoi se se shpejti fillon ndertimi i ujesjellesit qe do te furnizoje me uje, 24 ore, familjet e Kamzes. “Kater vitet qe vijne ne do te ndertojme ne Kamze, nje nga pallatet e sportit me modern ne Shqiperi. Rruga jone eshte rruga e zhvillimit te Kamzes, rruga e punesimit tuaj, rruga e rritjes se rrogave e pensioneve, e modernizimit te infrastruktures dhe e sherbimeve te shkelqyera per ju. Ne kete menyre, ne ndertojme Kamzen e zhvilluar, Shqiperine e zhvilluar, Kamzen europiane, Shqiperine evropiane”, - premtoi Berisha. Ai garantoi komunitetin dibran, se kjo mazhorance qe ndertoi rrugen e kombit, autostraden Tirane-Elbasan, do te ndertojme rrugen e Arbrit, Boshtin e Jugut, ne do t’i bejme shqiptaret me rruget me te mira ne rajon e me gjere”, - tha Berisha.
Basha: Ne 23 qershor ti themi jo politikes se shtrember te Rames
Nga Kamza, Kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, u beri thirrje te gjithe shqiptareve qe ne 23 qershor ti thone jo modelit te keqadministrimit dhe te shtrember te kreut socialist Edi Rama. “Edi Rama e la Tiranen ne nje gjendje me te keqe se sa Kamza, por Kamza e ka nje mik te sigurt eshte Sali Berisha dhe PD. Ne Tirane i thane jo modelit te keqadministrimit, le ti themi jo edhe sot modelit qe rri shtrember e flet shtrember”, - ftoi kreu i Bashkise. Ai permendi se opozita pas nje viti vonese votoi tre ligjet kusht per ne Bashkimin Evropian, ndersa mazhoranca e kerkoi kete gje prej kohesh.