Paradoksi i Rames: Thote se eshte kunder gjobave, nuk voton faljen e tyre
Ai deklaron vazhdimisht se eshte kunder gjobave te aplikuara ndaj biznesit por ama kur i jepet mundesia per ta vene ne zbatim kete premtim, duket se nuk mendon tamam keshtu. Nje qendrim i tille i kryesocialistit Edi Rama, ne kundershti te plote me ate c’ka ai premton para kategorise se biznesit, u vu pikerisht re gjate seances se djeshme plenare, kur deputetet e opozites se komanduar prej tij, nuk dhane miratimin per draftin e amnistise fiskale te qeverise. I cili ne te vertete ka ne thelb te tij, faljen e kamate-vonesave apo detyrimeve te papaguara fiskale te biznesit, por edhe kategorive te caktuara te individeve. Nje situate paradoksale kjo ne dukje, mes dy standardeve qe vendos kreu i Partise Socialiste, teksa nga njera ane proklamon masa lehtesuese per shmangien e pagesave te gjobave dhe nga ana tjeter, del pikerisht kunder aplikimit te tyre. Dhe qe iu vu ne dukje deputeteve socialiste gjate seances se djeshme plenare, nga vete Kryeministri, Sali Berisha.
Nuk keni shkak ta refuzoni ligjin e amnistise. Kryetari juaj premtoi te heqe gjobat e 1 marsit dhe ketej, eja t’i bejme qytetaret e drejte para ligjit. Pse vini me paragjykime, pse vini me partishmeri?”, ishte apeli qe ai u drejtoi atyre lidhur me kete ceshtje. Duke kerkuar qe te respektojne pikerisht premtimin qe kreu i tyre, po ben vazhdimisht ne kuadrin e takimeve elektorale. Madje, edhe pas seances se djeshme plenare, kur deputetet e tij, nuk e miratuan draftin e amnistise fiskale, kreu i PS-se, Edi Rama, riperseriti ne nje takim, qendrimin e socialisteve se me ardhjen ne pushtet nuk do njohin asnje gjobe te qeverise ndaj biznesit.
“Ne kemi marre nje zotim, keta jane turrur ku te munden duke vene gjoba. Por ne jemi shume te qarte ne kete pike, qe nga data 1 mars deri me 23 qershor, nuk do njohim asnje gjobe”,- mesohet te jete shprehur ai lidhur me nje fakt te tille.