E Diel, 1 Nëntor 2026

Mandati i Beqjas Kushtetuesja nis shqyrtimin e kërkesës PD

TIRANE- Gjykata Kushtetuese vijon sot shqyrtimin e cështjes së imunitetit të deputetit socialist Ilir Beqja. Anëtarët e gjykatës shqyrtojnë sot kërkesën e PD-së, ndërkohë dje shqyrtuan kërkesën e PS.

Maxhoranca akuzon deputetin Beqja se ka shkelur kushtetutën pasi ka përfituar nga fondet publike ndonëse është deputet i parlamentit shqiptar.Vetë ai nuk e ka pranuar një gjë të tillë dhe i ka hedhur poshtë akuzat.

Në seancën e sotme në Gjykatë Kushtetuese është i pranishëm dhe zoti Ilir Beqja.

Avokati i deputetit PS, i kërkoi Gjykatës Kushtetuese të mos marrë parasysh votimin në Kuvend për heqjen e mandatit të klientit të tij, pasi sipas tij, ka shkelje të rënda proceduriale dhe ligjore.Më 21 tetor parlamenti miratoi me shumicë votash, 70 pro dhe 67 kundër, që t'i kërkojë Gjykatës Kushtetuese të shqyrtojë vlefshmërinë e mandatit të deputetit socialist Ilir Beqja

Një ditë më parë Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim kërkesën e PS-së e cila kërkon interpretimin e neneve 69,70,71 dhe 72 të Kushtetutës. Nenet flasin për papajtueshmerinë e mandatit dhe për konfliktin e interesit.

Përfaqësuesi ligjor nga PS Damian Gjiknuri tha dje se deputeti merr mandatin kur bën betimin si deputet, kurse ne rastin e certifikimit nga KQZ mandati i përket subjektit politik, por për përfaqësuesin juridik të kuvendit deputeti fiton mandatin e tij në momentin kur KQZ shpall rezultatin.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›