Tatimet masa ndaj abuzimeve të tregtarëve

Drejtori i Shërbimeve të Tatimpaguesve, Erion Prifti, tha dje gjatë një konference se gjatë kontrolleve të ushtruara janë konfiskuar të gjitha mallrat e tatimpaguesve që nuk shoqëroheshin me faturë tatimore dhe që donin të përfitonin ndaj detyrimeve ligjore.
"Të gjitha mallrat pa dokumentacionin e nevojshëm janë konfiskuar", deklaroi Prifti. Sipas tij, nga rreth 530 kontrolle të zhvilluara janë konfiskuar në Tiranë mallra me vlerë 6 milionë lekë, konkretisht artikuj kancelarie, ushqimore dhe pije alkoolike, si dhe janë vendosur gjoba akcize në masën 500.000 lekë për mosvendosje pullash akcize. Prifti tha se në Tiranë janë konfiskuar gjithashtu rreth 17 koli ose 8 700 paketa të tipit Davidoff dhe Victory të pa shoqëruar me fature tatimore si dhe 54 koli lëngje frutash.
Në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier, sipas Priftit, janë konfiskuar 28 tonë grurë për mosshoqërim me fature tatimore, si dhe një bot me një ngarkesë prej 20 m3 naftë bruto, pa faturë dhe dokument shoqërues. Drejtori i Shërbimeve, Prifti, tha se në Durrës janë konfiskuar 1080 paketa cigare pa fature tatimore dhe 680 paketa pa pulle.
Po kështu, në bashkëpunim me Zyrën Shqiptare të të Drejtave të Autorit janë sekuestruar 1750 copë CD e DVD. Në të gjitha Drejtoritë Rajonale Tatimore, vijoi Prifti, janë konfiskuar 14000 copë fishekzjarre, 830 litra vaj makine, 193 antifriza, 50 copë filtra ajri, 150 kg boje plastike, 274 koli artikuj të ndryshëm ushqimore etj. Ai i bëri thirrje biznesit që të gjithë tatimpaguesit kanë detyrimin ligjor që gjatë tregtimit dhe lëvizjes së mallrave duhet t'i kenë ato të dokumentuara me fatura tatimore ose fatura shoqërimi.
Gjithashtu, tregtarët duhet të kenë të afishuar në mënyrë të qartë dhe të lehtë për konsumatoret listen e çmimeve të produkteve që ata tregtojnë. Sipas Priftit, administrata tatimore do të vijojë kontrollet dhe monitorimet 24 orëshe në të gjitha akset rrugore për të parandaluar çdo abuzivitet në treg./Start/
2010-12-23 08:29
[