E Diel, 1 Nëntor 2026

Pipero: Masa për parandalimin në kohë të A H1N1

Drejtori i Përgjithshëm i Politikave dhe Planifikimit Shëndetësor në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, tha sot se në rajonin e Ballkanit ka nisur të qarkullojë virusi A H1N1, krahas atyre stinore.

Ai nënvizoi se autoritet shqiptare janë në komunikim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë për t’i paraprirë në kohë, një epidemie të mundshme. Përgatitja-sipas Piperos- po bëhet për marrjen e masave të nevojshme për të vlerësuar gatishmërinë e Sistemit Alert në monitorimin e situatës, si dhe për të ndërhyrë me mjete dhe masa efikase në kohën e duhur për parandalimin e epidemisë së mundshme, por edhe për të zvogeluar masën e dëmit në grupmoshat më të rrezikuara.

Sipas Piperso, OBSH ka kërkuar dhe kërkon nga të gjitha vendet e rajonit tonë, por edhe në rang botëror, rritjen e gatishmërisë të Sistemit Alert për te monitoruar, vlerësuar dhe për masat e nevojshme për të parandaluar infeksionin e njëkohshme të të tre viruseve qarkulluese, por dhe për të zvogëluar dëmin, në rastin kur ato mbivendosen. Nga monitorimi i tregut farmaceutik rezulton se ka sasi te mjaftueshme për gripin stinor, e cila mbron edhe nga gripi AH1N1 ./Start/

                                                                                             2010-12-22 17:09
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›