Apeli lë në fuqi ekstradimin e Prudentinos

Vendimi u mor fillimisht nga Gjykata e Shkallës së Parë, por më vonë vendimi u apelua nga Prudentino, i cili kërkon lirim, duke pretenduar se është i pafajshëm.
Albino Prudentino, 59 vjeç, u arrestua në datën 29 shtator, i dyshuar si pjesëtar i një prej organizatave mafioze në Itali “Sacra Corona Unita”, i ka kundërshtuar akuzat e ngritura ndaj tij.
Në seancën e zhvilluar në datën 9 dhjetor në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë, ku u shqyrtua kërkesa e prokurorisë për ekstradimin e tij, 59 vjeçari deklaroi se nuk është mafioz dhe në Shqipëri ka ardhur për të punuar e jetuar familjarisht.
Ndaj Prudentinos, Gjykata e Leçes kishte lëshuar urdhërarresti më datë 20 shtator 2010 për veprat "Bashkëpunim kriminal të tipit mafioz", "Trafik droge", "Grabitje në rrethana rënduese", etj. /S.Ll/Start/
2010-12-22 17:19
[