E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, makina përplas bicikletën vdes 74 vjeçari

SHKODËR- Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një 74- vjeçari ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen Bahcallëk, në hyrje të qytetit të Shkodrës.

Sipas korrespondentit në vendngjarje, mësohet se Marash Kol Gjelaj, banor i komunës Bërdicë, është përplasur nga një automjet teksa kthehej me biçikletë nga Shkodra, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia e mbërritur në venngjarje, ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin Kol Ndoka, banor i Vaut të Dejës, ndërkohë që grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›