E Diel, 1 Nëntor 2026

RamaSeanca e djeshme nje turp. Berisha nuk zgjidhi asgje per vendin

TIRANE- Turp te radhes e ka quajtur kreu i PS-se Edi Rama seancen e djeshme te Kuvendit ku u fol per gjithcka perjashtuar atyre per te ciilat kane nevoje njerezit dhe vendi.

Gjate bashkebisedimit me gazetaret Rama ka deklaruar se Berisha synon vetem pasurimin e tij personal dhe shkaterrimin barbar te sektoreve jetike vendit.

Dje do te diskutohej refuzimi i statusit te kandidatit. Por cdo njeri me nje fije arsyeje e pa dhe e degjoi arsyen e madhe te mbetjes sone pas dyerve te Evropes duke degjuar Saliun qe pasi la Shqiperine jashte kerkon te hedhe balte ndaj opozites. Dje u provua jo vetem qe ai i ka vjedhur zgjedhjet dhe se kerkon te vjedhe te ardhshmet por u kuptua se vjedhja e zgjedhjeve eshte rrenja e te gjitha te keqijave tha Rama.



Berisha flet per vdekje te Kokedhimes dhe funeral te Rames

Pas kritikave te ashpra te Raportit te KE-se mazhoranca dhe opozita i ofruan dje njera-tjetres propozimet per permiresimin e situaten ne vend. Ne projektrezoluten e socialisteve e cila u prezantua nga deputeti Pandeli Majko theks i vecante i kushtohej transparences se zgjedhjeve dhe reformimin e sistemit gjyqesor me qellim pastrimin e korrupsionit. Pike e rendesishme ishte edhe heqja e imunitetit te deputeteve qe sipas selise roze do te pengoje krimin e organizuar. Nderkohe ne projektrezoluten e PD-se fajesohet opozita per cdo deshtim te qeverisjes. Sipas PD-se bojkoti dhe braktisja e debateve mbledhjeve dhe votimeve ne Kuvend ka penalizuar realizimin e objektivave dhe ka zvarritur proceset institucionale te vendit.

Por ne vend qe te diskutohej mbi dy projektrezolutat dhe kritikat e KE-se vecanerisht per kryeparlamentaren Topalli debati i djeshem u kanalizua ne sharje ofendime dhe debate personale. Nente ore me vonese kryeministri Berisha u shfaq ne sallen e Parlamentit ne kulmin e debateve dhe monopolizoi situaten. Fillimisht ai mbajti nje fjalim rreth 70 minuta te gjate per gjithcka pervec projektrezolutes se KE-se dhe rolit te Topallit. Berisha e nisi fjalimin e tij me arritjet e qeverise me pensionet pagat me uljen e pensioneve te ushtarakeve e deri tek Daut Kadriovski dhe tek kostumet e Edi Rames. Kryeministri ka arritur qe te debatoje me deputetet e opozites per me shume se dy ore duke mos lene asnje person tjeter nga mazhoranca per te folur. Nga ana e saj edhe opozita ka rene ne kete gracke duke folur vetem per ceshtjet personale te Sali Berishes dhe duke lene ne harrese temen qe kishte seanca rezoluten e KE dhe rolin e Topallit.

Edhe pse me vone opozita tentoi qe te rikthente debatin tek tema e dites kryeministri Berisha arriti qe ti shmanget ne cdo rast duke kanalizuar serish ceshtjen tek debatet personale.


Testamenti i Rames dhe Kocos
Rama ka obsesionin e vdekjes. Jo se e ka familja e tij. Opsesionin e vdekjes ai e ka te perbashket me Kocon. Shkoni tek noterja dhe lexoni testamentin e Kocos se e ka identik. Shkoni takoni noteren M.S. Ata qe e degjojne iu duket e pabesueshme por jane absolutisht te verteta keto qe po ju them...
Ja tani se cfare thote testamenti Ky testament eshte i vellezerve Koco Kokedhima dhe Edvin Kristaq Rama. Ky testament mbahet ne prani te noteres Mimoza Sadushi. Doni me shume Me poshte nuk mund te lexoj sepse ate noteren pastaj e heqin nga puna...



Ne janar 2007 nje diplomat i shquar ne Tirane me vjen ne zyre per ceshtjen e certifikatave. Sapo u fut ne zyre i ra telefoni ishte Edi Rama. Me tha Mund te flas Jo i thashe mos fol ketu fol ne dhomen tjeter se zoti Rama nuk te leshon pa 35 minuta se po te kapi ne telefon ai mos e pyet. Por pas 30 minutash sekretarja me therret te kerkon ai dhe shkova diplomati hap altoparlantin e telefonit ku degjohej Rama qe thoshte jam shtrire ketu perdhe kam hyre ne greve urie une do vdes tani. Une i thashe vdis i thuaj. Po po vdis dhe do te vij te te hedh nje batanije...
Ne maj isha ne Zagreb kur me bie telefoni nga PE urgjent. Nje mik i imi nga Parlamenti Evropian me thote Sali kemi nje problem i madh. Me thane se Edi Rama hyn ne greve urie dhe ka vendosur te vdese. Une i thashe Edi Rama po te doje ka nje dhome ne katin e pare ku jam une te beje greve urie aty por per te vdekur ai nuk vdes se ai nuk hyn ne greve dhe nuk vdes. Po te vdese do ti bej funeralin shteteror me madheshtor qe ka njohur Shqiperia dhe fjalimin me te bukur nekrologjik



Sadushi Nuk kam noterizuar asnje testament
Sekretari per eshtjet Ligjore ne PS-se Fatmir Xhafaj ka marre mesnaten e djeshme nje telefonate nga noterja Mimoza Sadushi emrin e te cilit e kishte permenduar disa ore me pare kryeministri Berisha. Deputeti socialist zbardhi nje pjese te bisedes telefonike ne te cilen noterja Sadushi ka kundershtuar pretendimet e kryeministrit Berisha se Edi Rama dhe Koco Kokedhima kane bere nje testament ne zyren e saj. Une do ju flas edhe ne numrin shumes pavaresisht se ne kete salle ju nuk keni pasur marredhenie etike. Ju degjova se folet per nje kontrate. Me mori ajo noterja. Ishte shume e stisur sepse sikur te ishte e vertete ajo noterja do kishte pergjegjesi penale. Sic me tha zonja ajo nuk e ka klient fare ate personin qe keni folur. Madje ju I keni sjelle asaj nje dem te madh sepse klientet nuk kane me besim tek ajo. Kerko falje per genjeshtren per ate zonjen per demin tha Xhafaj.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›