E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruli Zbatova kontraten gjobita firmen

/ /

Opozita permes deputetit Sajmir Tahiri sulmoi dje ne Kuvend ministrin e Bujqesise per skandalin me koncesionin e kromit ne Bulqize duke theksuar shkeljen e rende te ligjit prej tij me anashkalimin e Kuvendit dhe ndryshimin me vetem firmen e zotit Ruli te kushteve te kontrates koncesionare me kompanine ACR. Mbi cbaze ju shkelni mbi Parlamentin duke amenduar nje ligj te tijin me firmen tuaj Une pres qe ju te shkoni ta thoni kete ne prokurori i eshte drejtuar Tahiri Rulit. Nga ana e tij ministri i Bujqesise Ruli iu pergjigj per here te pare akuzave te cilat kane dite qe artikulohen nga selia roze duke i konsideruar shpifje. Ne kete fushate tjeter shpifjesh kunder meje dhe institucionit qe une kam drejtuar nuk u tha asnje akuze konkrete dhe logjike pervec asaj qe kane gatuar menaxheret e nje medie te cileve nuk po i del dot mllefi qe nuk e gllaberuan token e ish- Ekspozites Shqiperia Sot. Dhe opozita e sotme eshte bere percjellese e zerit te asaj medie. Sepse po te ishte e perqendruar qofte dhe pak ne shqyrtimin e atij rasti do ta shihte se akuzat per koncesionin e kromit te Bulqizes bien tek periudha e qeverisjes se asaj qe ju perfaqesoni sot ne Parlament u shpreh Ruli. Thoni qe kam shkelur ligjin dhe kam tejkaluar kompetencat e Parlamentit. Une kam zbatuar kontraten e koncensionit dhe i kam vene per here te pare nje gjobe prej 1.6 milione kesaj kompanie. A eshte kjo shkelje e marreveshjes kur juve nuk kishit vene asnje gjobe me pare megjithe vonesat ne investime u shpreh Ruli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›