KQZ pergatit djegien e fleteve
Njoftimi per mbledhjen e komisionit u eshte bere i njohur anetareve te tij madje eshte botuar ne faqen zyrtare te KQZ-se bashke me relacionin por dhe preventivin e operacionit te asgjesimit te materialeve zgjedhore. Me date 29.12.2010 diten e merkure ora 1100 zhvillohet mbledhja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve me kete rend dite 1. Shqyrtimi i projekt-vendimit Per hapjen e kutive te votimit dhe kutive te materialeve zgjedhore te perdorura per zgjedhjet per Kuvendin
e Shqiperise te dates 28 qershor 2009 thuhet ne njoftimin e KQZ. Sipas projekt-vendimit qe pritet te merret ne 29 dhjetor per djegien e fleteve te votimit ky veprim do te behet ne kushtet e emergjences per shkak te zgjedhjeve per pushtetin vendor te 8 majit 2011. Duke u bazuar ne gjithe arsyetimin e mesiperm konkludojme se pergatitja e kutive te votimit per zgjedhjet e ardhshme duke u bazuar ne dekretin e Presidentit nr. 6668 date 06.09.2010 Per caktimin e dates se zgjedhjeve per organet e qeverisjes vendore eshte ne kushtet e emergjences. Per kete arsye eshte i domosdoshem fillimi i menjehershem i procesit te hapjes se kutive te votimit dhe kutive te materialeve zgjedhore te perdorura ne zgjedhjet e dates 28 qershor 2009 thuhet ne projekt-vendimin e KQZ..
shte parashikuar qe procesi i hapjes se kutive te votimit dhe materialeve zgjedhore si dhe zbatimit te procedurave te percaktuara ne nenin 178 pika 6 te Kodit Zgjedhor te realizohet brenda nje afati 60 ditor qe nga momenti i marrjes se vendimit nga KQZ. Ky vendim sipas KQZ-se ka efekte financiare me te medha nga se mund te parashikohej ne kushte normale te cilat nuk mund te perballohen nga buxheti i institucionit. Prandaj KQZ do te kerkoje nga Keshilli i Ministrave akordimin e nje fondi shtese per permbushjen e ketij detyrimi ligjor.
Ndarja e materialeve zgjedhore
Ne arkivin qendror te shtetit shkojne
Libri i protokollit
Fletorja e vendimeve tip te KQV-se
Regjistri i posacem i zgjedhesve
Lista e zgjedhesve
Materialet per riperdorim
Kodi zgjedhor
Kuti votimi
Tampon vule
Llambe UV
Boje matrikulluese
Materiale te tjera
Materialet qe do asgjesohen
Fletet e votimit
Kundrafletet e votimit
Dhe te gjithe artikujt e tjere qe nuk perfshihen ne kete klasifikim
Sekretari i pergjithshem i KQZ-se kujdeset per dorezimin e materialeve qe ruhen ne Drejtorine e Pergjithshme te Arkivave te Shtetit
ARISTIR LUMEZI