Raste të shumta grabitjesh, nga janari 100 të arrestuar

Janë shtuar rastet e grabitjeve kohët e fundit në rajonin e Prishtinës. Vetëm gjatë këtij viti, Policia e Kosovës ka regjistruar 163 raste grabitjesh në këtë rajon.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë Rajonale, ka deklaruar se në lidhje me rastet e grabitjeve, policia ka vënë nën pranga rreth 100 persona të cilët janë dërguar para organeve të drejtësisë.
Ajo tha se nga 1 janari deri me 15 shtator të këtij viti, në rajonin e Prishtinës, që përfshin edhe komunat Gllogoc, Podujevë, Obiliq, Lipjan, Fushë Kosovë dhe Graçanicë, kanë ndodhur gjithsej 163 raste të grabitjeve, ku shumë prej tyre janë realizuar me armë zjarri.