"Maqedonia e Epërme", plani sekret amerikan

Një plan sekret amerikan ka për qëllim arritjen e një kompromisi të shpejt për pranimin e Maqedonisë në NATO.
Sipas gazetës greke “Pondiki”, Uashingtoni po udhëheq negociata sekrete përmes një plani sekret që Maqedonia deri në fund të vitit të pranohet si anëtare e NATO-s me emrin “Maqedonia e Epërme”. Ky propozim siç bëhet e ditur pritet ti propozohet palës greke dhe kryeministrit Andonis Samaras dhe do të kërkohet kompromis i pashmangshëm për të pranuar si zgjidhje.
Gazeta shkruan se amerikanët do të kërkojnë nga Samaras të dërgojë një dokument zyrtar në adresë të NATO-s, me të cilin konfirmohet se Maqedonia përmbush kushtet për anëtarësim në NATO, ndërsa si emër kompromisi do të jetë “Maqedonia e Epërme”.
“Pondiki” e afërt me spektrin e qendrës së majtë në Athinë ka nënvizuar se diplomatët amerikan tashmë kanë vënë kontaktet e para me zyrtarët më të lartë të Qeverisë greke për të shqyrtuar sinjalet e para të reagimeve dhe shpalosjen e detajeve sipërfaqësore të planit.